Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka bërë të ditur se për festën e Vitit të Ri,me 31 dhjetor nuk do të këtë ndërprerje të energjisë elektrike.
Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Viktor Buzhala, i kontaktuar nga Gazeta Metro,ka bërë me dije se nuk do të këtë reduktime, ndërsa ka apeluar te të gjithë qytetarët që mos ta ngarkojnë rrejtin, në mënyrë të tepruar.
“Ne jemi të përgatitur që të këtë energji elektrike për të gjithë qytetarët, por apelojmë te të gjithë konsumatorët që të shfrytzojnë energjinë sa më racionalisht,në mënyrë që të mos vijë deri të ndonjë mbingarkesë, që do të çonte deri të ndërpreja”, ka thënë Buzhala./gazetametro.net