Loading…

Akuzohet KEDS për fatura

  • 16/11/2016 | 10:24

Akuzohet KEDS për fatura

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka njoftuar se KEDS po i mashtron qytetarët duke i fryrë faturat. Sipas saj dallimet e faturave midis muajit paraprak dhe ato të muajit tetor janë deri në 300 – 400% më të larta prandaj shumë qytetarë janë ankuar në sportelet e KEDS’it.

“Tash, KEDS shkaku se ishte i zënë “me pelë për dore”  vitin e kaluar me njehësorët digjital dhe “gabimet” gjatë faturimit, ka gjetur një metodë origjinale për t’i zbrazur xhepat e konsumatorëve duke ua fryrë faturat për sasinë e pandryshuar të rrymës që e shpenzojnë. Janë shpikur shumë pozicione mashtruese për dënimin e konsumatorëve që i tejaklojnë limitet e rrymës së shpenzuar duke e përfshirë në dënim tërë rrymën e shpenzuar e jo vetëm sasinë e rrymës së shepnzuar që e tejkalon limitin.

Për një qytetar që nuk mirret vesh në këto manipulime është e pamundur t’i identifikojë “gabimet” e KEDS e që në fakt paraqet paraqitje të paskrupullt e KEDS që mbetet e pahetuar, e pa dënuar dhe përfundon në një qortim verbal të Komisionit përkatës të Kuvendit të Kosovës i cili në vend që t’i dalë në mbrojtje qytetarit të plaçkitur, interesin e të cilit do të duhej ta përfaqësojë apo mbrojë në bazë të votës së fituar, e mbron dhe e legjitimon plaçkitjen që i bënë KEDS – i qytetarit. Me fillimin e sezonit dimëror ngritet edhe çmimi i energjisë elektrike por është jo normale që ajo ngritje të shkojë deri në 300 – 400 % më shumë se ato të tarifave verore.

Qytetarët patën protestuar disa herë kundër këtyre shpërdorimeve të KEDS – it dhe vetëm atëherë e morën vëmendjen institucionale.” thuhet ndër të tjera në komunikatë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë