Loading…
KDI: Deputetët marrin mëditje të larta gjatë udhëtimeve në Shqipëri
  • 22/03/2019 | 21:11

KDI: Deputetët marrin mëditje të larta gjatë udhëtimeve në Shqipëri

Hulumtuesi i Lartë në KDI, Artan Murati ka thënë se deputetët e Kosovës gjatë udhëtimeve në Shqipëri janë paguar me mëditje të majme nga buxheti i shtetit.


Murati, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se në bazë të disa rregulloreve të mëhershme, për udhëtime në Shqipëri parashihen mëditje më të larta.

“Kryesisht grupet punuese për projektligje të caktuara bëhen në Republikën e Shqipërisë dhe normalisht që në këto udhëtime çdoherë parashihen mëditje. Pos mëditjes ka edhe shpenzime të udhëtimit, akomodimit në hotele etj”.

“…Ka pasur raste kur Kryeparlamentari në Shqipëri ka udhëtuar me një staf prej tetë personash, që ne shpeshherë e konsiderojmë si të panevojshme të ketë numër aq të madhe të stafit përfshirë këshilltarët, fotografët zyrtarët e protokollit e kështu me radhë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Murati ka thënë se deputetët dhe vet Kryesia e Kuvendit duhet të ketë një qasje me ekonomike në raport me shpenzimet e buxhetit.

“Ta ruajnë paranë e shtetit e jo ta shpenzojnë pa pasur nevojë gjithë ato mjete financiare”, tha ndër të tjera Artan Murati

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë