Instituti Demokratik i Kosovës ka prezantuar rezultatet e shërbimit për këshilla ligjore pa pagesë për raportuesit dhe viktimat e korrupsionit, në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit.
Hulumtimi i KDI-së i bërë me një numër të qytetarëve nxjerrë se në vend 46 përqind e qeveritarëve janë të përfshirë në korrupsion.
Majlinda Kurti nga KDI, tha se premtimet e qeveritarëve për uljen e korrupsionit kanë mbetur vetëm premtime.
“Fatkeqësisht fjalia zero toleranc edhe sivjet ka mbetë vetëm fjali dhe premtim i dhënë nga qeveritarët tonë dhe kështu kanë menduar të gjithë qytetarët, të cilët kanë qenë pjesë e hulumtimit që është bërë për barometrin global të korrupsionit, që kanë thënë se 46 përqind e qeveritarëve janë të përfshirë në korrupsion”, tha ajo.
Rastet për të cilat kryesisht kanë raportuar qytetarët gjatë vitit 2016 janë: rastet e konkurseve publike nëpër institucione të vendit, rasti i specialistëve që mbetën të pa punë dhe ju shkel e drejta për qasje të barabartë në punë si dhe rastet e vonesave nga gjykatat në shqyrtimin e lëndëve të palëve.
Florent Spahiu, këshilltar ligjor në KDI tha se ky institut ka pranuar 75 raste me 200 persona me raste të korrupsionit.
“KDI gjatë këtij viti ka marrë 75 raste me 200 persona ku është raportu korrupsioni apo raste që janë të ndërlidhura me korrupsionin, KDI u ka jep këshilla ligjore palëve dhe ka ndihmu në kryerjen e disa rasteve”, tha Spahiu.
KDI ka ftuar të gjithë qytetarët që për secilën parregullsi të thërrasin në numrin 0800 77777.
Ata gjithashtu kanë shpërndarë shalla të cilën janë punim dore nga një organizat për Mbrjotjen e Drejtave të Grave në Drenas./gazetametro.net