Loading…

KB parasheh rritje ekonomike globale

  • 18/05/2017 | 20:14

KB parasheh rritje ekonomike globale

Baza e rritjes është rritje e sigurt ekonomike në një numër të madh të shteteve të zhvilluara dhe në shanset më të mira të shteteve në zhvillim.

Kombet e Bashkuara parashikojnë rritje globale ekonomike gjatë dy viteve të ardhshme, të stimuluar me rritje më të fuqishme gjatë gjashtë muajve të kaluara dhe me përmirësim të tregtisë dhe të investimeve, përcjell gazetametro.net.

Në raportin e vet gjysmë vjetor KB ka përmendur se themeli i kësaj rritjeje është rritja e sigurt ekonomike në një numër të madh të shteteve të zhvilluara dhe përmirësim të shanseve në vendet në tranzicion, lajmëron AP.

Mirëpo, në raport gjithashtu pretendohet se “shanset në disa rajone në zhvillim janë zvogëluar nga janari”, dhe se “sidomos shanset për Afrikë shkaktojnë brengosje”.

Në raport për periudhën e raportuar parashihet rritje e papërfillshme të GDP (Bruto prodhimi vendor) për banor në Afrikën Qendrore, Jugore dhe Perëndimore si dhe në Amerikën e Jugut.

Rritja gjithëpërfshirëse ekonomike globale, sipas parashikimeve të KB, do të jetë 2.7 për qind sivjet, dhe 2.9 për qind në vitin 2018, në raport me 2.2 për qind në vitin 2016./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë