Loading…

Kavajë, vrasje për një plep, autori rrezikon burg përjetë

  • 18/12/2016 | 09:33

Kavajë, vrasje për një plep, autori rrezikon burg përjetë

Vrau për një plep dhe tani rrezikon burgimin e përjetshëm. Kjo është masa e dënimit që kërkoi prokuroria e Kavajës në përfundimi të gjykimit kunder Xhevat Saraçit, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese.


Gjatë shpalljes së pretencës prokuroria rindërtoi mekanizmin se si u vra Ismet Xhani dhe u tentua të vritej dhe një person tjetër.

Në datën 4 janar thote prokuroria, viktima dhe kushëriri i tij po prisnin një plep në fshatin Luz i madh në Kavajë ku edhe banonin. Në atë moment prane tyre është afruar autori Xhevat Saraçi, i cili fillimisht ka kërkuar mos ta prisnin pemen dhe më pas ka shtuar që dy bashkëfshatarët e tij mos t’i hidhnin degët në tokën e tij, shkruan Top Channel.

Ndërsa i afërmi i viktimës Mario Xhani këmbëngul se plepi ka qënë molla e sherrit, vrasësi i cili është shfaqur i penduar ka rrëfyer në Gjykatë se ka humbur qetësinë pasi dy bashkëfshatarët e tij e kishin ofenduar.

Prokuroria shpjegon në pretencë se gjatë kohës që viktima dhe Mario Xhani po kalonin me karrocën e ngarkuar me dru në rrugën kryesore të lagjes, autori ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë