Loading…

Katër viktima dhe 84 raste të reja me virus në Kosovë

  • 24/09/2021 | 14:58

Katër viktima dhe 84 raste të reja me virus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se katër persona kanë humbur jetën nga virusi, shkruan Gazeta Metro.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër virusit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës.

Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të humbjeve të jetës.

Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.

Në total numri i rasteve aktive është 5.371.

Më poshtë keni njoftimin e plotë nga MSH. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë