Katër studentë të diplomuar në Universitetin e Princeton në New Jersey, kanë krijuar një program për vërtetsinë e lajmeve.
Këta studentë pretendojnë t’i ndërpresin shpërndarjen e lajmeve të pavërteta nëpër rrjetet sociale, dhe kjo në bashkëpunim me Google Chrome. Fillimisht para çdo publikimi në rrjetin social facebook do të verifikohen menjëherë fjalët kyqe të tij, dhe burimet nga Google nëse janë të vërteta apo jo.
Anant Goel, një studente e cila është e përfshirë në këtë projekt ka shrehur shqetësimin e saj dhe të grupit rreth falsifikimit të lajmeve.
‘’ Ne jemi munduar të krijojmë diçka që e vërteton lajmin, i cili shpërndahet në rrjetet sociale. Ajo që po pretendojmë është ta bëjmë çdo shpërndarës të mendoj dy herë para se të publikoj diçka të pavërtetë’’, ka thënë ajo për NBC news.
Ky grup ka theksuar edhe deklaratat për fitoren e Tramp-it, e cila ‘është arritur’ me ndihmën e rrjetit social facebook, dhe ka thënë se ky mund të jetë njëri nga arsyet tona më të forta që kemi ndërrmarrë këtë iniciativë, edhe pse Mark Zuckerberg , krijusesi i facebook-ut i ka mohuar të gjitha këto deklarata.
Ky program aktualisht është në përdorim për një masë të caktuar të popullatës po që nga janari pritet të jetë në dispozicion për të gjithë. /gazetametro.net