Loading…

Katër rastet kur gratë u ofenduan nga politikanët burra (Foto)

  • 22/01/2017 | 21:03

Katër rastet kur gratë u ofenduan nga politikanët burra (Foto)

Gjuha politike midis deputetëve të partive në qeverisje dhe atyre në opozitë ka qenë e ashpër pothuajse çdoherë.


Dje u organizua një marsh nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, nëpërmjet të cilit ky rrjet i grave dënon përdorimin e gjuhës seksiste dhe denigruese ndaj grave nga politikanët kosovarë.

Fyerjet përmes mediave apo tani postimet e politikanëve, në rrjetet sociale me përmbajtje shumë të rënda të banalizimit, po cilësohen nga shoqëria civile dhe organizatat që avokojnë për të drejtat e grave, si garë mes politikanëve të cilët po harrojnë së përfaqësojnë popullin dhe se po ai popull nga politika e tyre shkatërruese po vuan dhe po e jeton një gjendje të tillë, që vlerësohet të jetë më e rënda në rajon.

Në kohën kur mundësitë e monitorimit të institucioneve janë konkrete, sipas këtyre organizatave dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, përdorimi i shprehjeve të tilla legjitimon disi sistemin patriarkal të institucioneve dhe subjekteve politike.

Gazetametro.net, ju sjell 4 raste kur politikanët kosovarë burra, kanë përdorur gjuhë ofenduese ndaj grave politikane.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ndaj deputetes Albulena Haxhiut

kadri-veseli-d

Kryeparlamentari, Kadri Veseli në një seancë gjatë vitit 2015, pati ofenduar rëndë deputeten Albulena Haxhiu.

Kadri Veseli iu ka kundërpërgjigjur Albulena Haxhiut e cila e quajti kriminel me fjalët “Ma hongsh” mirëpo që nuk u dëgjua fjalia deri në fund pasi që ai e fiku mikrofonin.

Ish-Avokati i popullit, Sami Kurteshi ndaj ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha

 

20150226124724227646-646x358

Ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, e kishte quajtur “lopë” ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Teksa Hoxha fliste në Rubikon për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, Kurteshi kishte shkruar “Sonte në Rubikon është duke folur lopa ‘transparente’ e quajtur ministre në Kosovë, e cila është pjesë e klikës vrastare të kësaj qeverie farishte vrastare!”

 

Vereranët e Luftës së UÇK’së ndaj deputetes Aida Dërguti 

20170101214313310646

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,në fund të vitit 2016,  pati ngjallë debat të ashpër në Kuvend. E nuk munguan as sharjet e fyerjet.

Fjalimi i Aida Dërgutit, ka ngjallë reagim të ashpër tek përfaqësuesit e shoqatave të veteranëve, të cilët ishin të pranishëm në Kuvend, gjatë kohës sa po debatohej ky projektligj.

Për disa minuta kanë vazhduar sharjet e fyerjet me deputetët që gjendeshin në seancë, me ç’rast Kuvendi u detyrua që të shkojë në një pauzë, derisa situatat të qetësohet pak. E reagimi i përfaqësuesve të Shoqatës së veteranëve erdhi pasi që Dërguti u tha se ata nuk po përfaqësojnë denjësisht veteranët, por interesat e tyre personale.

“Mos bënë me gisht, se ta shti atë gisht në gojë“, i tha Hysni Gucati, Aida Dërgutit.

 

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci ndaj deputetes Flora Brovina

fk

Humanisten të cilën dikur PDK-ja e kishte kandiduar për presidente të Kosovës, Adem Grabovci e ka quajtur “idiot”. Epitetin e të padijshmes, Grabovci ia jep deputetes Flora Brovina për shkak të pjesëmarrjes së saj në një debat televiziv në emisionin, “Jeta në Kosovë”. Kjo doli në publik, nga seria e XXIV-të e Dosjes së Shefave.

Brovina ishte e ftuar për të debatuar për Ligjin për veteranët e luftës së bashku me Xhavit Jasharin, Xhevdet Qeriqin dhe një zyrtar të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Për këtë debat, Grabovcin e informonte kolegu i tij i partisë, deputeti, Bekim Haxhiu./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë