Loading…

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë

  • 18/11/2021 | 10:06

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë

Katër raste të dhunës janë regjistruar në 24 orët e fundit në Prishtinë.


Sipas raportit të policisë, në dy raste gratë janë rrahur nga burrat ndërkohë në dy të tjera, një burrë ka njoftuar se u sulmua nga vëllai dhe një nga djali.

Prishtinë, 16.11.2021 – 22:20. Viktima femër kosovare,  ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kërcënuar dhe është tentuar të sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 17.11.2021 – 15:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë, 17.11.2021 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i biri i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 17.11.2021 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë