Hijet e zeza përfundi syve, ju bëjnë të dukeni shumë të lodhur, por mos keni frikë sepse hijet e zeza mund të zhduken shumë lehtë me këto gjëra që veç i keni në shtëpi!
1. Vaji i bajameve
Një vaj natyral i cili ka efekt të jashtëzakonshëm në zbardhjen e lëkurës. Përzieni vajin e bajameve me vitaminën E dhe do lyeni pjesën e poshtme të syve.
2. Tranguj
Ka efekt shumë të madh në zbardhjen dhe zbutjen e lëkurës, preferohet të vendosen nga një cpëz në sy dhe të mbahen rreth 30 minuta pastaj të pastrohet fytyra me ujë të vakët.
3. Lëngu i patateve
Zieni patatet dhe lëngun e tyre përdoreni për lyerjen e pjesës së poshtme të syve. Preferohet 2-3 herë në javë.
4. Domatet
Përzieni lëngun e domates me lëngun e limonit, lyeni pjesën e poshtme të syve dhe mbani ashtu për rreth 20 minuta pastaj pastroni lëkurën me ujë të vakët. Preferohet që të përdoret rreth 4 herë në javë./gazetametro.net