Loading…

Katër policë mbetën të lënduar nga aksioni i PSD’së në ZRrE

  • 15/02/2022 | 10:13

Katër policë mbetën të lënduar nga aksioni i PSD’së në ZRrE

Katër zyrtarë policorë thuhet të kenë pësuar lëndime gjatë protestës së Partisë Socialdemokrate (PSD) që ndodhi të hënën brenda objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) e të cilët po kundërshtonin ngritjen e çmimit të rrymës, shkruan Gazeta Metro.


Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Në këtë raport edhe njëherë policia bënë të ditur se u arrestuar 13 persona.

“Rr. Bekim Fehmiu, Prishtinë,14.02.2022-11:20. Janë arrestuar 13 të dyshuar, 11 meshkuj dhe 2 femra kosovarë pasi që të njëjtit kanë hyrë në objektin e ZRRE-së dhe kanë penguar punën e punonjësve. Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë rezistuar me ç’rast katër zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar Fletëparaqitje për kundërvajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj bashkë me anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik, për rreth katër orë qëndruan tek zyrat e ZRrE-së e ku kërkuan që të të publikohet vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës.

Fillimisht PSD-ja kishte ndërmarrë fillimisht një aksion simbolik në zyrat e ZRrE-së, kështu duke pamundësuar punën e zyrtarëve të këtij institucioni, duke ndalur rrymën dhe mbyllur disa zyra me çelës.

Për këtë pati një përplasje mes kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj dhe një zyrtari të IT-së në ZRrE.

Me tu ndalur rryma ka ndërhyrë edhe kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, i cili tha se brenda 30 ditësh do ta publikojnë vendimin me tarifat e reja, dhe siç tha ai, s’po fshehin asgjë me këtë.

Përveç kërkesës për publikimin e vendimit, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahut, pasi sipas tij ky i fundit ka gënjyer kur ka thënë se rritje të çmimit të rrymës s’ka edhe për kategorinë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë.

Pos kësaj Molliqaj ka pyetur Fejzullahun edhe për fitimin e KEDS-KESCO nga tarifat e reja, por nuk mori përgjigje nga ai.

Gjatë ditës së hënë, ka reaguar ZRrE me anë të një komunikate, ku theksohet se me metoda të dhunshme dhe në mënyrë të paprecedentë, anëtarë të partisë politike PSD kanë hyrë sot në hapësirat e punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke i pamundësuar punën stafit.

Ndërkohë që përfaqësues të PSD-së mbrëmë kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve. Me ç’rast nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati në konferencën për medie ftoi Inspektoratin e Policisë dhe shoqërinë civile që të reagojnë ndaj policëve civilë të cilët siç tha ai kanë përdorur dhunë./gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë