Loading…

Katër komunat veriore rreth 15 milionë euro borxh për ujin e shpenzuar

  • 01/06/2021 | 14:08

Katër komunat veriore rreth 15 milionë euro borxh për ujin e shpenzuar

Përveç energjisë elektrike që nuk paguajnë banorët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Mitrovicës, ata nuk paguajnë as ujin e shpenzuar që nga paslufta.


Majde as autoritetet përkatëse nuk kanë qasje në atë1 pjesë për inkasimin e ujit të faturuar.

Drejtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi theksuan se borxhet e krijuara në veri të Mitrovicës kanë arritë rreth 15 milionë euro.

Në anën tjetër, anëtarja e Komisionit për Ekonomi Mimoza Kusari-Lila, duke komentuar shumën e lartë të borxheve të krijuara në veri, tha se atje ka sfida në vazhdimësi për Qeverinë, Kuvendin dhe ndërmarrjet publike.

Kusari-Lila ngriti edhe çështjen e mos pagësës së ujit nga objektet e kultit.

“Kam dy-tri pyetje në raport me rekomandimet tuaja specifike, të cilat i keni ngrit, keni kërkuar qe qeveria të vazhdon me konsolidimin dhe integrimin të shërbimit të ujit në pjesën veriore të Kosovës. E dimë që kemi një problem që në vazhdimësi e përcjell Kuvendin, Qeverinë, ndërmarrjet publike të cilat ofrojnë shërbime. Në rastin konkret ju theksuat se e keni të ndaluar apo nuk faturoni shpenzimet e ujit të pamatur. Dhe çfarë qasje ka ARRU-ja ose i i trajton humbjet të cilat i ka në këtë rast ndërmarrja publike ‘Mirovica’. Ptetja e dytë ka të bëjë për objektet e kultit, e keni ngritë si cështje se nuk bëhet matja furnimi me ujë tek objektet e kultit?”, ka pyetur Kusari Lila.

Ndërsa, Xhelal Selmani zëvendësdrejtor i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU gjatë raportimit për raportin vjetor 2020 tha se sa i përket pjesës veriore problemi më i madh është mos pagimi i ujit të pijes edhe pse faturohet.

Kjo çështje sipas tij, i përket edhe Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e kësaj sfide të cilën e quajti politike.

Përderisa është përgjigjur se asnjë objekt i kultit në Kosovë nuk paguan ujin e shpenzuar.

“Problemi më i madh është se atje (kompania) “Mitrovica” diku 40 përqind e ujit të cilin e prodhon, e përpunon, e doërzon në pjesën veriore. Ujë fatutohet, nuk paguhet në pjesën veriore. Ne nuk kemi qasje atje përkundër asaj se pjesa veriore e ka një padi në gjykatë më herët për mos licencim. Çmimi i ujit i cili dorëzohet në pjesën veriore është 0.17 cent. Kështu që është i akumuluar një borxh i madh rreth 15 milionë euro. Për këtë kjo kompani, “Mitrovoca” është në një gjendje të vështirë. Ky është edhe problem politik, ndoshta kësaj duhet me i paraprirë qeveria. Sa i përket pyetejs së dytë për objektet e kultit, ne vazhdimisht gjatë amandamentimit të ligjit kemi kërkua që edhe objektet e kultit të paguajn ujin, sepse askund në botë nuk ndohë që objektet e kultit mos ta paguajn ujin aq më tepër që ne kemi harxhimin diku 3-4 përqind prej të gjitha këtyre harxhimeve që i bëjnë objektet e kultit në Kosovë”, tha Selmani.

Sa i përket mospagimit të ujit nga ana e objekteve të kultit, kryetari i Komisionit, Ferat Shala tha se ka paqartësi ligjore, për të cilën çështje ai tha duhet të zgjidhet në këtë legjislaturë.

“Vetëm një plotësim, te cështja e objekteve të kultit, ne edhe në legjislaturën e kaluar e kemi trajtuar. Problemi ekzisiton tek ligjim përkatsisht tek neni 20, ka një paqaërtësi juridike, pra nuk është e precizuar saktë çështja e kësaj”, u shpreh Shala.

Deputeti nga LVV-ja, Driton Hyseni ka kërkuar nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU monitorim më të madh të kompanive rajonale të ujësjellësitm përfshirë edhe atë të “Prishtinës” që të ketë furnizim të mjaftushëm të ujit për gjithë komunat e këtij rajoni edhe gjatë verës.

“Një element tjetër që cekete në raport, është që vetëm 22 përqind e popullsisë së Kosovës momentalisht nuk ka qasje në rrjetin e këtyre kompanive rajonale të ujësjellësit. A e keni monitoruar një performancë jo shumë të mirë sidomos gjatë muajve të verës në disa prej komunave siç është rasti i kompanisë rajonale ‘Prishtina’ që disa prej komunave nuk arrin t’i furnizon e që do të duhje t’i furnizon. A është monitoruar performanca e tyre dhe e kani marrë masa si ARRU që performanca e KRU-ve të jetë në nivelin më të lartë. Ne e kemi parasysh që gjatë verës shpenzimi i ujit rritet, prandaj përderisa qytetarët janë të kyçur në rrjetet e ujësjellësit ata duhet të kenë ujë”, theksoi Hyseni.

Ndërkaq, ujë i pafaturuar në nivel vendi vazhdon të mbetet një sfidë serioze gjatë vitit 2020, ku arrin 55 përqind.

Po ashtu në Komision ishte në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot ishte paraparë të raportojë ministrja e Ministrisë së Industrisë̈, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë̈, Rozeta Hajdari për planin e vitit 2021, por me kërkesë të saj ky raportim është shtyrë për një mbledhje tjetër.

Kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala tha se me kërkesë të ministres kjo pikë e rendit të ditës shtyhet për javën tjetër, të cilën kërkesë e ka quajtur të aryshshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë