Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Veli Bytyqi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se me ish-kolegët nga presidenca po qëndrojnë në Hagë, ku atje kanë shkuar për takim te ish-presidenti Thaçi dhe te të akuzuarit e tjerë nga Dhomat e Specializuara, shkruan Gazeta Metro.
Bytyqi tha se atje po qëndron me disa miq dhe kolegë.
“Bashkë me miq e kolegë në Hagë të Holandës”, shkroi ai.
Në foton e postuar shihen edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Shala, ku pas vitit 2016 ishte emëruar këshilltar i Thaçit.
Gjithashtu me Bytyqin po qëndrojnë edhe ish-këshilltari Ismajl Syla, dhe ish-shefi i Agjencisë Kosovare për Inelegjencë Bashkim Smakaj, i cili pas përfundimit të mandatit, ishte emëruar këshilltar i Thaçit./gazetametro.net