Loading…

Katër familje shtrijnë dorën e pajtimit pas tetë vitesh hasmëri në Drenicë

  • 04/11/2018 | 16:13

Katër familje shtrijnë dorën e pajtimit pas tetë vitesh hasmëri në Drenicë

Një akt më fisnik dhe burrëror nuk ka mundur të bëhet ndryshe nga ai i sotmi me rastin e shtrirjes së dorës së pajtimit mes familjeve Hoti, Xani e Koca nga Polaci, dhe familjes Smajli nga Klina e Poshtme.


Kështu ka shkruar kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, duke shtuar se ishte i nderuar të jetë i pranishëm në aktin e përqafimit të burrave nga këto dy familje, pas 8 viteve në hasmëri, të cilat nga sot lanë pas vete të gjitha të këqijat dhe shfaqen bindje se si shqiptarë respektojnë tolerancën dhe traditën, e mbi të gjitha treguan se e duam paqen e mirëbesimin.

“Kontribut të jashtëzakonshëm dhe me vetë iniciativë në pajtimin e këtyre katër familjeve, kanë dhënë: Zejnallah Prokshi, Murat Tahiri, Shyqeri Musliu e Shekip Fazliu.

Ky akt na kujton gjithashtu fillimin e pajtimit të gjaqeve nga i ndjeri Anton Çetta, 28 vite më parë. Ta kuptojmë e mos ta harrojmë faktin se liria dhe lumturia e një kombi nuk mund të jenë të plota pa qenë i lumtur vet individi. Ju familje të nderuara, qofshi faqebardhë”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë