Loading…

Kategorizimi i veteranëve mund të sjell protesta

  • Nga

  • 19/01/2017 | 16:06

Kategorizimi i veteranëve mund të sjell protesta

Tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e javën e kaluar e kanë  dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Veteranët. Ligji është kundërshtuar edhe nga një pjesë e veteranëve, të cilët kanë paralajmëruar protesta nëse ai mbetet i tillë. 


Opozita nuk është pajtuar me propozimin për ndryshim – plotësimin e këtij Ligji, duke mos e votuar as në Kuvendin e Kosovës në seancën e 30 dhjetorit, shkruan Gazeta Metro.

Këtë propozim për ndryshim të ligjit, e kishin kundërshtuar ashpër edhe përfaqësuesit e veteranëve të Komunës së Pejës, Gjakovës, Deçanit dhe Istogut, madje ata në kërkesën e tyre kërkuan nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të mos e nënshkruajë atë sepse sipas tyre do të dëmtohen rëndë luftëtarët e lirisë.

Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, pret që Kushtetuesja të aprovojë kërkesën e opozitës, pasi që sipas tij, ndarja paraqet shkeljen e të drejtave të veteranëve.

“Ligji për kategorizimin e veteranëve, nuk është konform realitetit në të cilën flitet, ndarja e veteranëve nuk duhet të ndodh në atë mënyrë”, ka thënë Berisha për Gazetën Metro.

Berisha ka thënë se ka kërkuar inicimin e çështjes së keqpërdorimit me lista.

“Unë kam kërkuar që keqpërdorimet me listat e veteranëve, dhe fryrjen e tyre të sanksionohen me ligj, por jo edhe ndarjen siç kanë bërë së fundi”, ka thënë Berisha.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, procesin e listave të veteranëve e ka quajtur si të tej zgjatur dhe të paarsyeshëm, duke kundërshtuar kështu edhe kategorizimin e veteranëve.

“Kategorizimi i veteranëve të luftës, për neve është i padrejtë dhe i papranueshëm, janë dëmtuar veteranët e drejt të luftës, ka thënë Qeriqi për Gazetën Metro.

Qeriqi ka paralajmëruar protesta nëse ligji nuk kthehet në favor të tyre nga kushtetuesja.

Shpresojmë që të merret një vendim pozitiv, nga gjykata kushtuese, nëse nuk merret vendim i tillë, do të kundërshtojmë edhe me forma të tjera, duke protestuar ka thënë Qeriqi.

Duke folur për fryrjen e listave, Qeriqi ka theksuar se duhet rishikuar listat pasi që ka nga ata që nuk kanë qenë fare kontribuues në luftë dhe janë pjesë veteranëve.

Sipas këtij ligji, kategorizimi i Veteranit luftëtar të UÇK-së, si përfitues i pensionit dhe përfitimeve  të tjera, përcaktohet në përputhje me kohën e mobilizimit dhe shërbimit në UÇK, si në vijim:

Kategoria e parë, Veterani luftëtari UÇK-së, i mobilizuar në luftë nga viti 1991 deri më 5 mars 1998 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës.

1.2. Kategoria e dytë, Veterani luftëtari UÇK-së, i mobilizuar në luftë nga luftë pas datës  5 mars 1998 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës.

1.3. Kategoria e tretë, Veterani luftëtar UÇK-së, i mobilizuar në luftë pas datës 31 mars 1999 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës, si dhe Veterani luftëtar UÇK-së, i mobilizuar në luftë nga viti 1991, përkatësisht pas 5 mars 1998, por që nuk ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]ro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë