Loading…

Kastrati: Xhandarmëria serbe nuk hyri prapë në Kosovë, ishin në pikën zero

  • 26/09/2020 | 18:10

Kastrati: Xhandarmëria serbe nuk hyri prapë në Kosovë, ishin në pikën zero

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati i tha se xhandarmëria serbe nuk është futur dje në territorin e Kosovës përkatësisht në fshatin Svircë. Kastrati tha se sipas informatave preliminare xhandarmëria serbe ka qenë në pikën zero.


Dje është raportuar se xhandarmëria serbe është parë të kalojë në territorin e Kosovës përkatësisht në fshatin Svircë të komunës së Kamenicës.

Lidhur me rastin, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se sipas informatave të para xhandërmëria serbe nuk është futur brenda territorit të Kosovës.

“Sipas informatave preliminare xhandarmëria serbe kanë qenë në pikën zero, nuk kanë hyrë në territorin e Kosovës. Sipas qytetarit që e ka denoncuar dje, kanë shkuar në vendin e ngjarjes organet përgjegjëse dhe xhandarmëria kanë qenë në pikën zero të fshatit Svircë dhe nuk kanë hyrë këndej”, tha Kastrati për Gazet Express.

Futja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, ka vazhduar për 20 vjet në brezin kufitar me Serbinë në komunën e Kamenicës.

Në muajin gusht të këtij viti, forcat e armatosura të ushtrisë serbe u panë tek futen në fshatin Karaqevë.

KFOR’i kishte dalur me një sqarim për situatën duke thënë se në Karaqevë kanë pasur patrullim të sinkronizuar me Forcat e armatosura të Serbisë.

“Më 07 gusht 2020, rreth orës 17:20, elementët e KFOR-it nga Komanda Rajonale Lindje zhvilluan një Patrullë të Sinkronizuar me homologët e Forcave të Armatosura Serbe në Linjën Kufitare Administrative në afërsi të fshatit Hodonovc, në komunën e Kamenicës.Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura Serbe përgjatë Vijës Kufitare Administrative për të ofruar siguri dhe për tu siguruar që nuk ka aksidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në afërsi të Vijës Kufitare Administrative”, thuhej në komunikatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë