Qëndron Kastrati, më 22 dhjetor e ka bërë betimin si kryetar i Kamenicës, por sikur edhe në disa komuna të tjera, bashkë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, nuk kanë zgjedhur kryesuesin e as drejtorët.
Kastrati po synon që të mbajë një premtim të bërë në garën elektorale, me rastin e përzgjedhjes së drejtorëve të drejtorive, raporton KTV.
Por, për një ide të tillë, janë skeptikë në AAK.
Në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 65 të pushtetit e AAK-ja 35 % bazuar në numrin e votave të marra në rundin e parë.
Kryetari Kastrati ka pranuar se do të takohen edhe me përfaqësuesit e Aleancës Kosova e Re, për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit, derisa u mungon edhe një votë për të krijuar shumicën në asamble.