Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, që vjen nga radhët e PSD’së, ka shkruar se i kishte pritur sulmet nga të gjitha subjektet politike, për reformën që ka nisur në arsim, por ajo që e ka befasuar është veprimi dyfytyrësh i kryetarit të degës së VV’së në këtë komune, transmeton Gazeta Metro.
Kastrati përmes një statusi në facebook, është shprehur i habitur me reagimin e kryetarit të degës së VV’së në komunën e Kamenicës, duke e quajtur hipokrizi veprimin e tij, i cili ka thënë se privatisht e kishte mbështetur reformën në arsim në këtë komune por në anën tjetër tenton të manipulojë me qytetarë duke u premtuar që ‘vendimi do të rikthehet pas tri jave kur të vijë Ministri i Arsimit nga kjo parti’.
“Kemi pritë edhe premtime që reforma do të pengohet nga qeverisja e re. Edhe pse nuk mund të ndodhë. As moralisht, teorikisht, praktikisht a ligjërisht. Mirëpo, jemi befasu nga veprimi i Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kamenicë, i cili privatisht e pranon reformën, në anën tjetër tenton të manipulojë me qytetarë duke u premtuar që “vendimi do të rikthehet pas tri jave kur të vijë Ministri i Arsimit nga kjo parti “, ka shkruar Kastrati në Facebook.
Gjithashtu Kastrati, ka akuzuar të njëjtin duke thënë se i apostrofuari gruan e tij e ka rehatuar edhe pse ka mbetur jasht listës, ai ka dorëzuar dokumente shtesë që e mbështesin qëndrimin e saj brenda sistemit, çfarë hipokrizie, e ultë.
“Privatisht, i apostrofuari, pasi që gruaja e tij ka mbetë jashtë listës së mësimdhënësve të angazhuar, ka dorëzuar dokumente shtesë që e mbështesin qëndrimin e saj brenda sistemit. Çfarë hipokrizie!!! E ultë. Veten e rehaton, qytetarin e manipulon.” ka shkruar Kastrati.
Ky është statusi i plotë i Kastratit: