Loading…

Kasapi i pandëshkuar i Ballkanit, Hysa: Vdekja e Milosevicit pa u dënuar me burg, ka shkuar në dëm të Kosovës

  • 24/05/2022 | 21:25

Kasapi i pandëshkuar i Ballkanit, Hysa: Vdekja e Milosevicit pa u dënuar me burg, ka shkuar në dëm të Kosovës

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi dhe njohësi i çështjeve politike, Ylber Hysa, ka thënë se vdekja e Slobodan Milosevic pa u dënuar me burg nga drejtësia ndërkombëtare ka shkuar në dëm të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Me 24 maj 1999, u kumtua aktakuza e parë ndaj ish-udhëheqësit të Jugosllavisë, Slobodan Milosevic, i njohur si ‘Kasapi i Ballkanit’.

Gjykimi i kriminelit Milosevic që nisi më 12 shkurt vitit 2002, përfundoi katër vite më vonë, meqenëse me 14 mars 2006 ai vdiq në Hagë.

Mos arritja e dënimit të Milosevicit në Hagë, për njohësin e çështjeve politike dhe për ish-ambasadorin, Ylber Hysa, ka shkuar në dëm të Kosovës.

Hysa ka thënë se akti i aktakuzës së Milosevicit, ishte një vendim historik dhe ishte një fitore e drejtësisë ndërkombëtare dhe politike. Sipas tij kapja e Milosevicit ishte një mesazh i qartë.

“Kriminelët nuk kanë të ardhme dhe kriminelët nuk mund të jenë në lirë. Ai vdiq pa e marrë verdiktin atë të cilin e meritonte”, ka thënë Hysa.

Tutje ai ka thënë se Serbia i ka borxh drejtësisë ndërkombëtare.

“Serbia i ka borxh drejtësisë ndërkombëtare, po aq sa i ka borxh drejtësia ndërkombëtare të vërtetës”, u shpreh ai.

Hysa shton se vdekja e Milosevicit pa u dënuar me burg, ka shkuar në dëm të Kosovës.

“Një vendim shumë cinik që është krijimi i Gjyqit Special për luftën në Kosovë”, ka thënë ai.

Më poshtë keni intervistën e Ylber Hysës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë