Loading…

Kardinali akuzohet se pagoi për dëshmi të rrejshme kundër Kardinalit që akuzohej për abuzim seksual të fëmijëve

  • 06/10/2020 | 22:57

Kardinali akuzohet se pagoi për dëshmi të rrejshme kundër Kardinalit që akuzohej për abuzim seksual të fëmijëve

Kardinali katolik Angleo Becciu dyshohet se ka paguar qindra mijëra euro para të Kishës për të paguar dëshmitarët gjatë gjyqit të kardinalit rival, George Pell, që po akuzohej se kishte abuzuar seksualisht djemtë e korit në Australi gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Kardinali Becciu po hetohet po ashtu për zhvatje dhe përvetësim ilegal të fondeve në një projekt në Londër, transmeton Gazeta Metro.


Kardinali Angelo Becciu dyshohet se ka dërguar 700 mijë euro tek një numër i caktuar i njerëzve në Australi si ryshfet për të dëshmuar kundër Kardinalit George Pell, që po gjykohej për akuzën e abuzimit të djemve të korit në Australi kanë raportuar mediat italiane.

Kardianli Becciu ishte ish kreu i Kongregatës së Kauzave të Shenjtorëve, departament i Vatikanit për shugurimin e shenjtorëve. Ai dha dorëheqje me 24 shtator pasi ju kërkua nga Papa Françesku pasi po hetoj për menaxhimin e financave sa ishte në Sekretarinë Shtetërore të Vatikanit në periudhën 2012 deri në 2018.

Në vitin 2017 kardinali Pell ishte detyruar të largohej nga Vatikani për t’u përballur me gjyqin në Australi nën akuzën për abuzim seksual të dy djemve dhe sihte dënuar me gjashtë vite burgim. Gjykata e Lartë e Australisë e përmbysi atë vendim në muajin prill, duke e lënë kardinalin të lirë.

Becciu dyshohet se ka manipuluar gjyqin e Pell duke paguar ryshfet dëshmitarëve që të dëshmojnë rrejshëm kundër rivalit të tij. Mbështetësit e Pell gjatë kohë kanë dyshuar se Becciu ishte i përfshirë në dënimin e gabuar të Pell. Becciu i ka mohuar akuzat.

Në shtator Becciu kishte dhënë dorëheqje, ku ishte njoftuar nga Vatikani se ai kishte humbur të drejtën e votimit për Papën e ri, e drejtë kjo që humbet kur kardinali mbush 80 vite. Ai mbajti titullin kardinal megjithatë derisa Kisha po e heton për përfshirjen e tij pasi kishte mbikëqyrë një projekt në Londër ku një person ishte arrestuar nën për akuzë mashtrim, zhvatje, përvetësim të 200 milionë dollarë investimeve, edhe këto akuza i ka mohuar Kardianli Becciu duke thënë se është i gatshëm të padisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë