Loading…

Karateisti nga Kosova pëson humbje, por ende nuk ka përfunduar asgjë, kjo është arsyeja

  • 26/06/2022 | 16:49

Karateisti nga Kosova pëson humbje, por ende nuk ka përfunduar asgjë, kjo është arsyeja

Karateisti nga Kosova, Elhami Shabani, në ndeshjen debutuese në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Algjeri ka pësuar humbje nga italiani, Luigi Busa, transmeton Gazeta Metro.


Shabani u përball me kampionin olimpik të Tokio 2020, Luigi Busa, në kategorinë e 75 kilogramëve, por nuk arriti të triumfoi.

Por, ende nuk ka përfunduar asgjë për Shabanin sepse medalisti i bronztë i Europës mund të garojë në repesazh, nëse Busa kualifikohet në finale.

Kujtojmë që Albulena Gërvalla, zuri vendin e pestë në kategorinë -55 kg të karatesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, pasi u mposht për medaljen e bronztë nga italiania, Veronica Brunori. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë