Këto janë të dhënat sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numrin e qytetarëve që dolën në zgjedhje deri në orën 11:00.
Sipas faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nga hapja e pikave të vendvotimit në orën 07 deri në orën 11:00, janë regjistruar 11 komuna nga të cilat kanë votuar më shumë se 5 mijë votues.
Ndërsa në Prishtinë deri në orën 11:00 kanë votuar gjithsej 17 mijë e 278 persona.