Loading…

Kaq para ndau kryeministri Haradinaj për vajzën e ish-ushtarit të UÇK’së

  • 24/04/2019 | 13:36

Kaq para ndau kryeministri Haradinaj për vajzën e ish-ushtarit të UÇK’së

Ish-pjesëtari i UÇK-së Muhamed Kuka, ka marrë mbështetje financiare për shërimin e vajzës së tij Pranverës nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.


Lajmin e ka konfirmuar edhe Gazmend Syla, këshilltar i kryeministrit Haradinaj për çështjen e veteranëve.

Sipas tij, në formë jo zyrtare në një nga aktivitetet e organizuara nga Qeveria, ish-pjesëtari i UÇK-së Kuka, ka kërkuar ndihmë për shërimin e vajzës së tij dhe i janë ndarë fonde simbolike nga Zyra e Kryeministrit.

“Një kërkesë të vetme e ka pasur, në një aktivitet që e kemi pasur. Jemi interesuar dhe i kemi dhënë një shumë simbolikës prej Zyrës së Kryeministrit, jo nga ana e Qeverisë, pra 3 mijë euro nga buxheti i zyrës së Kryeministrit”, tha Syla për Gazeta Blic.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë