Loading…

Kaq është përqindja e qytetarëve në Kosovë që kanë qasje në internet nga shtëpitë

  • 09/12/2021 | 09:26

Kaq është përqindja e qytetarëve në Kosovë që kanë qasje në internet nga shtëpitë

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2021 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisjeje, prej 96.1%, shkruan Gazeta Metro.


ASK disa ditë më parë ka publikuar Rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç.

Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2021, ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisjeje, prej 96.1%, ndërsa 2.1% e ekonomive familjare janë deklaruar se nuk  kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisjeje. Qasja në internet kryesisht ka qenë nga telefoni celular, pasuar nga kompjuteri desktop, laptop, tablet etj.

Ndërkaq, përdorimi i internetit për të blerë ose porositur mallra dhe shërbime përmes internetit ishte 23.1% (tre muaj para intervistës).

Kosova njihet si njëra ndër shtetet me përdorimin më të madh të internetit në rajon. Ky përdorim bëhet nga kompjuteri, laptopi, telefoni, tableti etj.

KËTU keni publikimin e ASK’së të publikuar ditë më parë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë