Loading…

Kaplohen nga zjarri malet në Drenas, reagon Lladrovci

  • 19/04/2020 | 23:10

Kaplohen nga zjarri malet në Drenas, reagon Lladrovci

Malet në Komunën e Drenasit janë përfshirë nga zjarret, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci i cili ka kërkuar nga qytetarët që të mos u vënë zjarrin pyjeve.

“Gjendja e pandemisë, është një fatkeqësi e cila na ka goditur, andaj nuk kemi nevojë edhe për goditjet tjera. Zjarrin e shkaktojnë keqbërësit. Mos u bëni keqbërës. Mos ndiz zjarr në natyrë!”, shkroi ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

“Apel

Ftoj qytetarët e komunës së Drenasit, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura. Pyjet e komunës tonë, këtë vit janë duke u djegur përtej çdo parashikimi.

Kërkoj nga qytetarët, udhëheqësit e fshatrave, kryefamiljarët, mësuesit, arsimtarët dhe intelektualët, si dhe të gjithë personalitetet e komunës tonë me ndikim në vendbanimet e tyre, të ndikojnë për vetëdijesimin e bashkëqytetarëve tanë, për rrezikun nga zjarret.

Gjendja e pandemisë, është një fatkeqësi e cila na ka goditur, andaj nuk kemi nevojë edhe për goditjet tjera.

Falënderoj zjarrfikësit, institucionet e nivelit lokal si dhe organet e rendit për kontributin e secilit për luftimin e vatrave të zjarrit.

Zjarrin e shkaktojnë keqbërësit. Mos u bëni keqbërës. Mos ndiz zjarr në natyrë!”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë