Loading…

Kapja e KQZ-së!

  • Nga

  • FLORIAN DUSHI

  • 14/06/2021 | 19:36

Kapja e KQZ-së!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i pavarur kushtetues, përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve dhe referendumeve në Republikën e Kosovës. Ky organ, që prej themelimit të tij e deri në ditët e sotme është sfiduar me shumë procese zgjedhore, të përgjithshme, të gjitha të jashtëzakonshme, dhe lokale. Puna e tij, në vazhdimësi është lavdëruar, si nga partitë politike, ashtu edhe nga vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë, shoqëria civile, por edhe vetë Komisioni Evropian në raportet e tij e ka cilësuar si një ndër institucionet më kredibile në vendin tonë.


Shkruan: Florian Dush 

Sot ky institucion është goditur rëndë. Presidentja e vendit përmes një vendimi jokushtetues e joligjor, duke provuar të improvizojë një bazë mbështetëse e që tingëllon krejtësisht politike, ka shkarkuar kryesuesen e KQZ-së me qëllimin e vetëm dhe mjaftë të qartë, që “partisë-shtet” pjesë e së cilës ishte edhe vetë në zgjedhjet e fundit, t’i sigurojë shumicën e nevojshme brenda KQZ-së.

Ky shkarkim arbitrar dhe i paprecedentë, në prag të zgjedhjeve lokale, tregon hapur për synimin e tyre primitiv, kapjen e KQZ-së dhe diktatin që ata pretendojnë t’i bëjnë procesit apo edhe proceseve të ardhshme zgjedhore në vendin tonë. Në mëngjes i është ofruar “mirënjohje” me kusht që ajo të tërhiqet dhe t’ua mundësojë kapjen e KQZ-së pa zhurmë, dhe ku Znj.Daka ka refuzuar pazarin e ofruar është shkarkuar me disa arsyetime fiktive dhe të paqena nga procesi i fundit zgjedhor përmes të cilave (ashtu siç janë në vendim) presidentja në mënyrë të pakontestueshme dhe fantastike ndërlidhë reagimin e saj si kandidate në zgjedhjet e fundit rreth disa proceseve teknike zgjedhore në KQZ me vendimin e saj sot si presidente. (Mos e vet se t’kallxon vet).

Si dikush që ka punuar gjatë me Znj.Daka, mund t’iu them se ndonjëherë kemi pasur edhe përplasje e edhe mosmarrëveshje me te, por ato kanë qenë profesionale dhe janë tejkaluar gjithmonë në të mirë të zgjedhjeve dhe ecurisë së tyre, prandaj Znj.Valdete Daka, për të gjithë dashamirët e këtij shteti të ri e demokracie të re, do të mbetet simbol i një zonje profesioniste e cila me përkushtim të jashtëzakonshëm është angazhuar gjithmonë vetëm e vetëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe iu ka qëndruar stoikisht vazhdimisht tendencave për t’ia diktuar punën partitë politike dhe për të kontrolluar KQZ-në nga kushdo qoftë, edhe pse thënë sinqerisht, për herë të parë KQZ goditet kaq brutalisht. Përfundimisht, ky vendim sot, do të mbetet njollë e zezë, damkë e përjetshme e mendësisë së “partisë-shtet” dhe veglave të saj, por nuk do të arrijë kurrë që të cenojë zgjedhjet e lira dhe demokratike në vendin tonë.

(Florian Dushi është jurst dhe përfaqësues i LDK’së në KQZ)

 

 

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë