Loading…

Kapiteni i Ballkanit nuk ka fjalë ta përshkruaj suksesin historik në Conference League

  • 12/08/2022 | 08:26

Kapiteni i Ballkanit nuk ka fjalë ta përshkruaj suksesin historik në Conference League

Skuadra e Ballkanit mbrëmë pasi eliminoi Klaksvik në fazën e tretë të Conference League, arriti të shënoi historinë duke u bërë klubi i parë nga Kosova që do të marrë pjesë në ‘play-off’. Pas këtij suksesi me anë të një postimi në Facebook ka reaguar edhe kapiteni i klubit, Edvin Kuc, transmeton Gazeta Metro.


Ballkani edhe pse humbi gjatë kohës rregullt me rezultat 2-1, pas ekzekutimit të penalltive arriti të tregohej më e saktë me ç’rast arriti edhe këtë sukses historik.

Përmes një postimi në Facebook mesfushori, Edvin Kuc është shprehur tejet i lumtur për këtë, derisa ka shkruar se nuk mund ta përshkruaj me fjalë këtë moment lumturie.

”Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë moment të lumtur. Kemi bërë krenarë të gjithë tifozët tanë besnike, kemi bërë krenarë gjithë Kosovën. Ne shkruam përsëri historinë dhe ju e dini se ky rrugëtim nuk ka përfunduar ende! Faleminderit të gjithëve që besuan tek ne,” shkroi ai.

Në raundin e fundit të Conference League para se të fillojë faza grupore skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të takohet me Shkupin, e cila është edhe ‘pengesa’ e fundit për të bërë edhe një hap të suksesshëm.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të enjten e ardhshme, më 18 gusht në ‘Todor Proeski’, kurse ajo kthyese pas një jave më 25 gusht në ‘Fadil Vokrri’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë