Loading…

Kapet ‘zonja e drogës’, kush është Jona nga Shqipëria që publikonte foto me ish-ministrin e Italisë

  • 02/12/2021 | 22:10

Kapet ‘zonja e drogës’, kush është Jona nga Shqipëria që publikonte foto me ish-ministrin e Italisë

36 vjeçarja shqiptare Jona Mullaraj, është vënë në pranga nga policia italine. Mediat italiane e kanë cilësuar këtë të fundit si ‘Zonja e drogës’, pasi ajo kishte marrë përsipër mirëmbajtjen e 450 kilogramëve drogë.


Arrestimi i shqiptares dyshohet të ketë ardhur, si pasojë e tradhëtimit nga bashkëpunëtori I saj 45 vjecar, i cili ky I fundit ka lajmëruar policinë se ka ndodhur një grabitje në një zonë të Milanos. Pas këtij sinjali, shërbimet policore kanë shkuar në vend ngjarje, ndërsa pa bërë ende kontrollin në banesën e 36 vjecares kanë ndjerë erën e rëndë të drogës. Ndërsa forcat policore kanë ushteuar një kontroll në banesën e Jonës, ata kanë gjetur fillimisht 80 kilogramë drogë.

Përfshirja e shqiptares në këtë vepimtari kriminale është ende e paqartë, megjithatë autoritetet janë duke hetuar aktivitetin e saj. Mësohet se gruaja punonte në fushën e ndërtimit dhe njihej si një përkrahëse e partisë “Lega Nord”.

Nga kontollet dhe verifikimet e llogarisë së saj në rrjete sociale, zbulohet se ajo publikonte foto me shumë politikanë të njohur, mes tyre, edhe Matteo Salvini.

Salvini ishte Ministër i Brendshëm nga qershori 2018 deri në fillim të shtatorit 2019.

Sakaq, Mullaraj ishte dhe skeptike ndaj vaksinës COVID 19 dhe sistematikisht në rrjete sociale, publikonte të dhëna e fakte që kundërshtonin aplikimin e vaksinës në popullatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë