Loading…

Kapet rrjeti serb në Peru me 2 ton drogë

  • 13/01/2017 | 17:13

Kapet rrjeti serb në Peru me 2 ton drogë

Më shumë se dy ton kokainë u gjetën në Peru të fshehura në kuti shpargjesh të paketuara. Ngarkesa kishte për destinacionin Amsterdamin.


Një serb dhe katër peruanë u vunë në pranga nën dyshimin se ishin ata krerët e rrjetit të narkotrafikut, i cili përdorte biznesin ushqimor për kalimin e lëndëve narkotike. Policia sekuestroi gjatë operacionit blic edhe dy makina tip SUV, 75.000 dollarë kesh si dhe një pistoletë Glock. Të gjitha këto u gjetën në banesën e eksportuesit në periferi të Limas.

Ndërhyrja e policisë erdhi pas një pune të kujdesshme të shërbimeve të inteligjencës që sinjalizuan zhvillimin e aktivitetit kriminal. Rrjeti i drogës besohet të jetë financuar nga dy shtetas serbë, njëri ndër të cilët është edhe personi i vënë në pranga.

“Trafikun e drogës e kanë drejtuar serbët, të cilët ishin dhe financuesit e kësaj veprimtarie. Shtetasi serb që ne kemi ndaluar është një prej krerëve dhe e ka financuar aktivitetin e narkotikëve, ndërkohë që kishin këtu një koordinator kryesor. Pikërisht ky koordinator ishte ngarkuar me grumbullimin e drogës dhe kishte për detyrë të garantonte sigurimin e transportit të saj deri në port”, deklaroi shefi i policisë së Limas, Hector Loayz.

Në rrugët e Europës, vlera e kësaj sasie të kapur kokaine do të ishte tejet e lartë.“Me destinacion Europën, ku në Belgjikë një kilogram e kësaj droge shitet 87,000 dollarë, vlera e gjithë sasisë së sekuestruar do të mbërrinte në 174 milionë dollarë”, tha Loayz.

Trafiku i lëndëve narkotike nga portet peruane është rritur ndjeshëm pas miratimit të një ligji të ri në 2015-n, i cili autorizonte ushtrinë që të qëllojë e të rrëzoje avionët e drogës në xhunglën e vendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë