Loading…

Kapet nga policia 42 vjeçari që falsifikonte monedhën prej 2 euro

  • 20/11/2018 | 16:01

Kapet nga policia 42 vjeçari që falsifikonte monedhën prej 2 euro

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një person në Mitrovicë i cili bënte falsifikimin e bankënotave të 2 eurove.


I dyshuari nga Mitrovica është zënë duke bërë pagesa nëpër dyqane me shumën e falsifikuar të monedhave prej 2 eurove, njofton gazetametro.net.

I dyshuar me inicialet R.B, 42 vjeçar nga Mitrovica është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Arrestohet një person i dyshuar për ‘falsifikim të parasë’

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në dy (2) raste të ndryshme të veprave panele, ‘ falsifikim i parasë’, raste këto të raportuara në Mitrovicë e Vushtrri .

Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit për përdorim të monedhave të dyshuara metalike prej dy (2) euro është bërë mbi bazën e provave të siguruara, pasi i dyshuari me veprimin e tij duke përdorur monedha metalike të dyshuara kishte bërë disa pagesa nëpër dyqane, ku çdo herë shumat i kishte paguar me monedha metalike nga 2 euro.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar 14 copë monedha metalike nga 2 euro, ku sipas procedurave hetuesit këto monedha do t’i procedojnë për ekspertizë.

I dyshuari, i përfshirë në veprën penale ‘falsifikim i parasë fajde’ R. B., 42 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, pas procedurave intervistuese është liruar për procedurë të rregullt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë