Loading…

Kapet me 2 kg heroinë, ja ku e kishte fshehur 57-vjeçari (Video)

  • 10/12/2016 | 18:56

Kapet me 2 kg heroinë, ja ku e kishte fshehur 57-vjeçari (Video)

Një 57-vjeçar është kapur me 2 kg heroinë ditën e sotme në Kakavijë. Ai është Stavri Topi, që udhëtonte me mjetin tip “Benz” me targa AA 770 LS.

Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në parafangot e gomave të para të automjetit kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, në parafangot e gomave të para të mjetit, u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me peshë totale 2 kg.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë