Loading…

Kapet ‘mat’ bukuroshja shqiptare me futbollistin e Roma

  • 04/07/2022 | 09:45

Kapet ‘mat’ bukuroshja shqiptare me futbollistin e Roma

Disa ditë më parë revista “Who” publikoi disa foto të Nicolo Zaniolos në krahë të parukieres shqiptare, Kejdis Bardhi.


Të dy shfaqen gjatë një udhëtimi me një jaht në ujërat e Ponzës. Asnjë puthje që mund të konfirmojë lidhjen intime mes të dyve, por gjesten përkëdhelëse nuk mungojnë. Përveç se me Kejdis, lojtari i Romës nuk po del me asnjë vajzë tjetër.

Kështu, në pritje për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e tij futbollistike, Nicolo Zaniolo është duke shijuar pushimet para se të rikthehet në stërvitje për sezonin e ri. Megjithatë “Panorama Plus” kontaktoi me Kejdisin, teksa kjo e fundit dha versionin e saj.

“Më kanë kontaktuar shumë persona qëkur dolën fotot. Në fakt unë isha në jaht me miqtë e mi. Aty ka qenë edhe Zaniolo, por vajza në foto nuk jam unë. Ajo është një mikeshë e imja”. Është kjo deklarata e Kejdis, që vë në pikëpyetje jo vetëm mediat italiane. Megjithatë parukierja shqiptare nuk i mohon zërat se në fakt ajo është në një lidhje me futbollistin e mirënjohur italian, ndonëse në shkrepjen e famshme është mikesha e saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë