Loading…

Kapet gomonia me 1.5 tonë drogë, arrestohen 3 skafistët

  • 07/04/2017 | 22:44

Kapet gomonia me 1.5 tonë drogë, arrestohen 3 skafistët

Një tjetër gomone me rreth 1.5 tonë lëndë narkotike cannabis sativa është sekuestruar gjatë pasdites nga ana e Policisë së Shtetit, në një operacion të përbashkët antitrafik me partnerët ndërkombëtarë.


Sipas njoftimit të policisë, 3 skafistët në bordin e gomones janë arrestuar pas një ndjekjeje të gjatë në det të hapur, që ka nisur mbrëmjen e së enjtes dhe ka përfunduar rreth orës 16:00 të pasdites së kësaj të premteje.

Policia e Shtetit ishte njoftuar nga Roja Bregdetare shqiptare dhe QNOD për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi në jug të Shqipërisë, në afërsi të Korfuzit, dhe menjëherë njoftoi Guardia di Finanza-n dhe Policinë Kufitare të Vlorës, duke aktivizuar kështu edhe dispozitivin e Frontex-it veç forcave nga Bari e Taranto.

Interceptimi i gomones oqeanike u bë në afërsi të Kalabrisë, dhe është ndaluar më në fund në pjesën fundore të Greqisë, falë informimit edhe të Rojes Bregdetare greke.

Tashmë kanë filluar procedurat e identifikimit të skafistëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë