Loading…

Kapet 23 vjeçari i kërkuar në Ferizaj, dërgohet në vuajtje të dënimit

  • 10/09/2021 | 08:48

Kapet 23 vjeçari i kërkuar në Ferizaj, dërgohet në vuajtje të dënimit

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që të arrestojë një person me inicialet E.B, ( M/K), 23 vjeçar .

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Vjedhje ’’, me dënim burgimi prej tre (3) muajve.

Ndërkaq, ndaj tij në gjykatë janë duke u zhvilluar edhe procedura tjera, për shkak të 5 veprave tjera penale : ( 3 raste ‘’Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ‘’ dhe 2 raste ‘’Vjedhje’’). Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë