25 kilogramë narkotikë e llojit marihuanë është kapur në pikën kufitare të Vermicës nga Dogana e Kosovës.
Marihuana transportohej përmes linjës së autobusit Prishtinë – Tiranë – Prishtinë dhe është kapur pas një kontrolli të detajuar që i është bërë autobusit.
“Gjatë kontrollit të ushtruar nga oficerët doganorë të valixheve të udhëtarëve në dy prej tyre është hasur në lënde të dyshuar narkotike e llojit marihuanë në sasi totale prej 25.8 kilogramë”, thuhet në komunikatën e Doganës.
Pas bashkëpunimit me policinë është identifikuar edhe personi në pronësi të valixheve i cili është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.
Rasti së bashku me lëndën narkotike i është dorëzuar Policisë për vazhdimin e hetimeve./gazetametro.net