E.R., është personi që Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Prizren, ka arrestuar për shkak të ‘blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Krejt kjo ka ardhë pas një informate që Policia ka marrë se një person i dyshuar po transportonte substanca narkotike, përmes një automjeti Citroen. Pas ndalimit nga Policia, i dyshuari kishte tentuar të largohet por që është arrestuar pas reagimit dhe veprimit të policisë.
Policia thotë se me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake në Prizren është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale: 1 (një) pushkë gjahu, 31 plumba, një automjet Citroen, dy telefona mobilë, dy paketime, në të cilat gjendet një substancë e dyshuar për narkotikë me një peshë totale prej 30 kg e 920 gramë.
Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor në stacionin policor në Prizren.