Loading…

Kaosi në kufirin Hungari-Serbi: Mbi 9 orë pritje për kosovarët

  • 22/12/2019 | 12:36

Kaosi në kufirin Hungari-Serbi: Mbi 9 orë pritje për kosovarët

Pritjeve të shumta në pikën kufitare të Merdarës prej më shumë se 6 orësh gjatë këtyre ditëve të fundit, për udhëtarët të cilët presin të hyjnë në Kosovë, duket se nuk po ia lëshon vendin as pika tjetër kufitare në kufirin Hungari-Serbi, shkruan Gazeta Metro.


Siç bëjnë të ditur udhëtarët për Gazetën Metro, të cilët janë rrugës për në Kosovë, deri në 9 orë po zgjatë pritja e tyre në kufirin hungarez për tu futur në territorin e Serbisë.

Një gjendje e tillë po shkakton një kaos të vërtetë në atë pikë kufitare, pasi që dhjetëra autobusë kryesisht me kosovarë, të cilët kanë marrë rrugën nga Evropa për në Kosovë, janë duke pritur me orë të tëra.

Shkaktar i këtyre pritjeve për orë të tëra në kufirin Hungari-Serbi, duket të jenë kontrollet strikte, ku njoftohet se ndonëse në temperature të ftohta, udhëtarët po zbresin nga autobusët për kryerjen e kontrolleve.

E gjatë mëngjesit të sotëm, pritje të shumta janë regjistruar edhe në pikalimin kufitar në Merdarë, ku qytetarët po detyrohen të presin deri në 6 orë për të hyrë në Kosovë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të mëdha janë regjistruar në Merdarë, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritja për të hyrë në Kosovë është rreth 2 orë, kurse në Jarinje 1 deri në 1 orë e 40 minuta.

Ndërsa, probleme të tilla nuk duket të ketë për të dalë nga Kosova, pasi që pothuajse në të gjitha pikat kufitare, maksimumi i pritjes janë 10 minuta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë