Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin sapo shkrepën foton e tyre të parë në takimin historik, i cili po zhvillohet në rezidencën Villa La Grange në Gjenevë.
Gazetari i ‘Wall Street Journal’, Andrew Restuccia ka ndarë në ‘Twitter’ një foto jashtë rezidencës. Ai shkruan se është krijuar një situatë tensionuese mes gazetarëve rus dhe amerikanë.
“Skenë kaotike jashtë vilës ku Putin dhe Biden po takohen. Gazetarët rusë po nguten për pozicionin dhe zyrtarët amerikanë po u thonë atyre të qëndrojnë prapa”, shkruan ai.
Chaotic scene outside the villa where Putin and Biden are meeting. Russian reporters are jostling for position and U.S. officials are telling them to stand back. pic.twitter.com/O7U3gviKxf
— Andrew Restuccia (@AndrewRestuccia) June 16, 2021