Loading…

Kaos në Kremlin, spiuni britanik: Putin i ndërpret takimet e qeverisë për t’u trajtuar nga mjekët, s’ka lider në Moskë

  • 21/05/2022 | 19:47

Kaos në Kremlin, spiuni britanik: Putin i ndërpret takimet e qeverisë për t’u trajtuar nga mjekët, s’ka lider në Moskë

Vladimir Putin po humbet kontrollin e tij në pushtet për shkak të shëndetit të tij të dobët dhe po e lë Kremlinin në një ‘rrëmujë dhe kaos në rritje’ ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon, ka pohuar një ish-spiun britanik, përcjell Gazeta Metro.


Christopher Steele, i cili dikur operonte në Rusi si agjent i MI6, tha se Putinit i duhet të bëjë pushime të rregullta për të marrë trajtime mjekësore dhe se në Moskë “nuk ka  një udhëheqje të qartë politike”.

Ish-spiuni tha gjithashtu se presidenti ishte “vazhdimisht i shoqëruar” nga një ekip mjekësh.

Thashethemet kanë qarkulluar prej vitesh se Putini vuan nga probleme shëndetësore dhe ato janë intensifikuar që kur ai filloi pushtimin brutal të Ukrainës.

Kritikët dhe burimet e Kremlinit kanë treguar se ai mund të vuante nga kanceri ose Parkinson.

Së fundmi, më 14 maj, shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, gjeneralmajor Kyrylo Budanov pretendoi se Putin ishte ‘shumë i sëmurë’, përpara se të sugjeronte se planet për një grusht shteti ishin tashmë duke u zhvilluar.

Steele i tha LBC’së këtë javë: “Ne kemi mësuar se ka një rrëmujë në rritje në Kremlin dhe kaos.”

“Nuk ka një lidership të qartë politik që vjen nga Putini, i cili është gjithnjë e më i sëmurë, dhe në aspektin ushtarak, strukturat e komandës dhe kështu me radhë nuk po funksionojnë siç duhet.”

“Ajo që ne dimë është se ai shoqërohet vazhdimisht nga një ekip mjekësh”, tha Steele.

Dmitry Peskov, zëdhënësi kryesor i Putinit, ka mohuar vazhdimisht se ka ndonjë problem me shëndetin e diktatorit.

Mirëpo, Steele tha se shumë takime të qeverisë në Kremlin duhet të ndahen në seksione për të lejuar Putinin të largohet për trajtime mjekësore.

“Kjo sigurisht që ka një ndikim shumë serioz në qeverisjen e Rusisë për momentin”, tha ai.

“Por, pavarësisht shëndetit së tij, ka pak ose aspak mundësi që ai të tërhiqet nga Ukraina duke pasur parasysh këndin politik në të cilin ai është pikturuar”, tha Steele.

Ai shtoi: “Ndoshta është duke nxitur dëshirën e tij për të forcuar trashëgiminë e tij.”

Steele tha se Putini “ndoshta” vuante nga Parkinson, por nuk mund të dihen “detajet e sakta se cila është sëmundja e tij”.

Raportimet kanë qenë të shumta se diktatori 69 vjeç vuan nga një sëmundje e rëndë dhe kësisoj vendosi të futej në Ukrainë për të fituar lavdinë e përjetshme. Nuk dihet edhe më tej nëse bëhet fjalë për një gjë të tillë, por qarqet e ndryshme të inteligjencës ukrainase e britanike janë të bindura se shëndeti i Putin është duke ia rrezikuar jetën atij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë