Bora që po bie pa pushim në kryeqytetin grek ka shkaktuar kolaps të komunikacionit në rrugë dhe autostrada. Transporti publik mezi po funksionin me kolona të gjata, transmeton Gazeta Metro.
Mirëmbajtësit nuk ja dolën t’i pastrojnë rrugët në Athinë pasi pas valës së parë të reshjeve menjëherë pasoi e dyta.
Shumë athinas janë bllokuar në vetura, madje edhe një qendër të kryeqytetit grek. Mbi 100 linja të transportit të qytetit janë jashtë funksioni.
Në aeroportin e Athinës janë anuluar qindra fluturime të caktuar.
Megjithëse, në rrugët e Atikës janë hedhur mbi 4 mijë ton kripë dhe po bëhen përpjekje të pastrohen ende ka probleme.
Autoritetet e kryeqytetit iu kanë bërë thirrje qytetarëve të mos dalin në rrugë pa nevojë urgjente.
Reshje të borës ka pasur edhe në provinca të tjera të Greqisë, madje edhe në disa ishuj./gazetametro.net
The Acropolis of Athens covered in white blanket.
Video by @angelos_tsatsis pic.twitter.com/RS3qqp1PU1— Foreign Press Association GREECE (@FPAGreece) January 24, 2022