Reshjet e dëborës që kanë pushtuar Tiranës kanë sjellë probleme dhe një situatë e përshkruar si kaotike në aeroportin e Rinasit.
Qindra persona janë të bllokuar aty prej rreth katër orësh gjatë natës së mbrëmshme, për shkak se ka pasur shtyrje dhe anulime të fluturimeve, raporton Syri.net, transmeton gazetametro.net
Ndërkohë, në Tiranë reshjet e dëborës kanë sjellë edhe probleme edhe me qarkullimin e mjeteve, duke krijuar një trafik të rënduar.
Janë shënuar edhe disa aksidente, por pa persona të lënduar. /gazetametro.net.