Loading…

Kaos gjatë rekrutimit në Omsk, përleshje masive mes rusëve

  • 24/09/2022 | 16:25

Kaos gjatë rekrutimit në Omsk, përleshje masive mes rusëve

Rusia ka nisur mobilizim e trupave rezerviste pas dështimeve të njëpasnjëshme në Ukrainë.


Vladimir Putin, presidenti rus, ka urdhëruar mobilizimin e 300 mijë ushtarëve për luftën në shtetin ukrainas.

Por, duket se nuk po shkon gjithçka në rregull me rekrutimet pasi që ka pasur përleshje në një qytet rus.

Në fshatin Bolshereche, rajoni Omsk, njerëzit që priteshin të shkonin drejt qyteteve të pushtuara në Ukrainë, janë përleshur mes vete.

Theksojmë se në disa video të publikuara kohët e fundit disa ushtarë rusë shihen duke u torturuar gjatë marrjes në pyetje për tu dërguar në Ukrainë.

Ndryshe, Putin sot ka shkarkuar prej postit të zv.ministrit të Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov, i cili njihet edhe si kasapi i Mariupolit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë