Reperi amerikan Kanye West ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare pasi koncerti i tij në Stamboll të Turqisë mblodhi rreth 118 mijë spektatorë në stadiumin “Atatürk Olympic Stadium”, një shifër që po konsiderohet si një nga rekordet më të mëdha të pjesëmarrjes në një koncert me bileta.
Koncerti në Turqi shënoi gjithashtu rikthimin e Kanye West në skenën europiane pas më shumë se një dekade, duke tërhequr fansa nga vende të ndryshme të Europës dhe Lindjes së Mesme.
Pas suksesit të madh në Stamboll, vëmendja e fansave shqiptarë është përqendruar te koncerti që reperi pritet të mbajë në Shqipëri. Ndërsa interesi duket se është rritur ndjeshëm pas rekordit të vendosur në Turqi.