Kanë përfunduar xhirimet e filmit të metrazhit të shkurtër “Një muaj”
Ky film ka filluar xhrimet në muajin prill, derisa ishte e paraparë që me 3 maj të përfundonin. Filmi “Një muaj” është prodhim i ‘Broken Branch Production’, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
“Një Muaj” trajton problemet e personave me nevoja të veçanta dhe vështirësitë e të mbijetuarit në skema sociale. I bazuar në ngjarje të vërtetë, ky rrëfim sjell ballafaqimet e kësaj kategorie në margjinat e përditshmërisë së Prishtinës.
Ky film është me skenar dhe regji nga Zgjim Terziqi dhe producent Agon Syla, ndërsa luajnë aktorët e njohur të kinematografisë sonë si Luan Jaha, Makfire Miftari, Shengyl Ismaili, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, May-linda Kosumoviç, Rinesa Qeriqi, Era Balaj.
Filmi pritet të shfaqet në muajin shtator./gazetametro.net