Kandidati i opozitës së bashkuar serbe për president të Serbisë në zgjedhjet e 3 prillit, Zdravko Ponos, ka shtuar retorikën nacionaliste gjatë fushatës, transmeton Gazeta Metro.
Koalicioni politik serb Të Bashkuar për Fitore ka një kandidat për president dhe një listë të përbashkët elektorale akuzoi pushtetin e tanishëm serb se qenka dorëzuar për Kosovën.
“Kjo qeveri në largim ka hequr dorë nga Kosova. Këta deshën ta ndanin, e s’ia dolën. Deshën të heqin dorë nga e gjithë Kosova si dhuratë për fushatën e Trump. Nuk ia dolën ama shkaktuan dëm të madh. Tërhoqën shtetin serb Kosova, i dhanë të gjitha e nuk fituan asgjë “.
Ai shtoi se kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova. “Kosova është pjesë e Serbisë dhe ashtu do të mbetet” shkruhet në komunikatën e koalicionit Bashkimi për Fitore.
Ponos është një kandidat konsensual i opozitës i afërt me partinë e Vuk Jeremic, dikur ministër i jashtëm i Serbisë, i cili vazhdimisht tallet nga Vucic si jokompetent për shkak të dërgimit në gjykatë ndërkombëtare çështjen e Kosovës.
Ponos vet dikur kishte shërbyer si deputet i partisë së Jeremic një mandat. Më parë kishte shërbyer në ushtrinë e Jugosllavisë dhe pastaj atë të Serbisë. Në ushtrinë serbe kishte arritur deri në shef i shtabit të përgjithshëm i ushtrisë serbe.
Nga pushteti i tanishëm ai përqeshet dhe akuzohet si një ‘gjeneral i NATO’s’ me aludime se ka shkatërruar ushtrinë serbe.
Ponos ka shtuar retorikën nacionaliste gjatë fushatës pasi përballet me sulmet e partisë së Vucic vazhdimisht.
Në Prizren ku kishte vizituar muajin e kaluar, Ponos kishte deklaruar se Kosova është pjesë e pandashme e identiteti kombëtar serb./gazetametro.net