Loading…

Kandidati për Ferizajn përdor gjuhë ofenduese për rivalët: ‘Kundërkandidatë prej arave’

  • 21/09/2017 | 22:49

Kandidati për Ferizajn përdor gjuhë ofenduese për rivalët: ‘Kundërkandidatë prej arave’

Kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajt, Bashkim Fazliu, e ka nisur fushatën për zgjedhjet komunale duke bërë dallime me kandidatët tjerë në bazë të lokalitetit prej nga vijnë.


Në një postim në Facebook, kandidati nga Nisma Qytetare Për Ferizajn (NQF), ka thënë për kundërkandidatët që janë ‘prej arave’, duke aluduar në vendbanimet e tyre rurale.

“1 muaj do të ketë fushatë. Boll keni kohë me postu foto me numra. Pse po ngutni? Pse po tuti o kundërkandidatë prej arave”, ka shkruar Fazliu në Facebook me një gjuhë ofenduese.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor, kurse fushata ka filluar sot dhe do të zgjasë një muaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë