Loading…

Kandidati i VV’së për asamblist dhe miku i Mimoza Kusari- Lilës zgjidhet kryeshef në KRU ‘Gjakova’

  • 26/01/2022 | 10:59

Kandidati i VV’së për asamblist dhe miku i Mimoza Kusari- Lilës zgjidhet kryeshef në KRU ‘Gjakova’

Në krye të kompanisë ujësjellësi në Gjakovë, është vendosur njëri nga biznesmenët e afërt me Mimoza Kusarin. Hasan Krasniqi, po ashtu ka qenë edhe kanididat për asamble në komunën e Gjakovës, shkruan Gazeta Metro.


Krasniqi që ka qenë kandidatë për Asamble Komunale në Gjakovë, në listën Vetëvendosjes në zgjedhjet e tetorit 2021, është zgjedhur zyrtarisht në pozitën e Kryeshefit, të enjten e 13 janarit.

Krasniqi është zgjedhur kryeshef nga bordi i përkohshëm në KRU “Gjakova” i emëruar me 14 korrik të vitit të kaluar më një vendim të Qeverisë Kurti 2.

Kujtojmë, që Ligji për Ndërmarrjet Publike kërkon që zyrtarët e lartë të ndërmarrjeve publike të jenë të pavarur, pra të mos kenë angazhime politike në 36 muajt e fundit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]tro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë