Loading…

Kandidati i NISMA’s: Nga nesër jam kryetar i Drenasit

  • 04/12/2016 | 19:58

Kandidati i NISMA’s: Nga nesër jam kryetar i Drenasit

Kandidati i NISMA në Drenas, Isa Xhemajlaj ka thënë se është i kënaqur me daljen e qytetarëve në këto zgjedhje.

“Përgjithësisht kësaj here ka shkuar diçka më mirë se herëve të tjera. Ka pasur ndalje të rrymës arrestime të komisionerëve dhe më e çuditshmja është se është arrestuar zëdhënësi i degës së NISMA në Drenas”.

“Mendoj se rezultatet i kam pasur tash e një javë dhe që nga nesër do të jem kryetar komune”.

“Nuk mbetet në balotazh fare”, ka thënë Xhemajlaj.

Ai ka thënë se është i kënaqur me daljen në zgjedhje, që sipas tij është 48%.

Por që KQZ më parë ka konfirmuar se dalja në këto zgjedhje është 40.55%.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë