Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën, Bedri Nika nga Lidhja Demokratike, Elmi Thaçi nga Aleanca Kosova e Re, Vehbi Berisha nga Partia Fjala dhe Xhavit Drenori si kandidat i pavarur do ta kenë ditën e fundit për t’i bindur qytetarët e Drenasit për votë.
Sot, do përfundoj pesëditëshi i fushatës që ata kishin të caktuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor për këto zgjedhje të jashtëzakonshme.
Nisma për Kosovën dhe Partia Demokratike tashmë kanë lajmëruar se do të mbajnë tubimet e fundit ku edhe do të mbyllin fushatën. Nisma do të mbajë atë në orën 14:00 ndërsa Partia Demokratike e Kosovës e ka lajmëruar tubimin përmbyllës për në orën 18:00.
Kujtojmë se në këtë garë nuk po marrin pjesë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje./gazetametro.net